Tuesday, April 23, 2024
Home Arsim Ja si do të funksionojë nga 1 shkurti një ditë e zakonshme...

Ja si do të funksionojë nga 1 shkurti një ditë e zakonshme mësimi për të gjitha shkollat në vend…

0
1310

Nxënës me më pak libra në çantë dhe më pak ngarkesë gjatë një dite mësimi. Ideatorja e këtij projekti dhe një nga mësueset e një shkolle 9-vjeçare kanë shpjeguar me detaje funksionimin e metodës së re që është shumë e thjeshtë për çdo nxënës që do të bëjë në ditë vetëm 3 lëndë.

Anila Alliu: Një lëndë në dy orë mësimore me 5 minuta pushim, nuk do të marrë gjashtë lëndë në 6 orë mësimore por tre lëndë. Pra, në ditë do bëjnë, psh: dy orë Matematikë, dy orë Gjuhë Shqipe dhe dy orë Biologji. Ishte një planifikim ndryshe i orarit mësimor javor, me fokus në dy drejtime. Në uljen, lehtësimin e ngarkesës së përgatitjes ditore të nxënësve, si dhe pesha e çantës. Ato do të lehtësohen dhe nga përgatitja ditore për të nesërmen. Nuk do mësojnë 6 lëndë, por do mësojnë 3 lëndë.

Klotilda Jaupi: Në një orë të gjatë të tillë, të konceptuar në 90 minuta, unë do të kem mundësi të planifikoj me shumë kujdes në planifikimin tim ditor, pra sipas nevojave specifike të fëmijëve, punë specifike për ta. Kam më shumë kohë për tu interesuar dhe për të parë se si po ndërvepron pjesa tjetër e klasës.

Ajo që është më pozitive dhe që është pritur më mirë nga prindërit dhe vetë nxënësit është se çdo ditë fëmijët nuk do të shkojnë në shkollë me një çantë që peshon deri në 12 kg dhe që është kthyer në problem për deformime trupore të fëmijëve në moshë të vogël.

Anila Alliu: Të gjithë shqetësoheshin për ngarkesën e përgatitjes së fëmijëve për ditën e nesërme. Të gjithë shqetësoheshin për peshën e çantës. Jo të gjithë fëmijët shoqërohen nga prindi që mban çantën. Jo të gjithë fëmijët shkojnë në shkollë me makinë.

Shqipëria është vendi i vetëm në Europë ku nxënësit e sistemit parauniversitar shkojnë dhe vijnë nga shkolla me libra në duar, apo edhe që studimin e bëjnë ende në shtëpi. Projekti duhet vënë në zbatim deri në datë 1 shkurt të këtij viti në të gjitha shkollat e vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here