Tuesday, April 23, 2024
Home Aktualitet Kreu i Antikorrupsionit italian nis takimet në Tiranë, pritet nga Gjonaj

Kreu i Antikorrupsionit italian nis takimet në Tiranë, pritet nga Gjonaj

0
596

Kreu i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit Italian z. Raffaelle Cantone  ka nisur sot takimet në vendin tonë.

Mëngjesin e sotëm ai u prit në Ministrinë e Drejtësisë nga Ministrja Etilda Gjonaj në takimin e dytë pas atij në nëntor të 2017.

Po sot ajo do të ketë takime me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe me Kryeministrin Edi Rama.

Në fokus të këtij takimi është bashkëpunimi mes Shqipërisë e Italisë në fushën e sistemit gjyqësor, një pikë thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Kreu i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit Italian do të marr pjesë në seminarin e dytë dhe të fundit folloë-up pas atij të mbajtur në Trieste më korrik 2017, mbi luftën ndaj korrupsionit në kuadër të Prcesit të Berlinit.

Dy temat kryesore që do të trajtohen në seminarin e Tiranës janë tenderat publikë dhe transparenca.

Kreu i Autoritetit Kombëtar të Antikorrupsionit Italian ndodhet prej ditës së djeshme në vendin tonë në një vizitë zyrtare dy ditore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here