Policia Lezhë arreston një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim esktradimin e tij në shtetin Italian !
Më datë 10.01.2018 nga shërbimet e Sektorit të Trafiqeve në D.V.P.Lezhë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi provizor me qëllim esktradimi në shtetin Italian të shtetasit :
-Danjel (Artan) Lleshi, 42 vjeç, banues në Kurbin.
Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti të Gjykatës Firenze- Itali për kryerjen e veprave penale, “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Migracion i paligjshëm” dhe “Vjedhje”, parashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.