Katër shqiptare janë gjobitur ditën e sotme nga policia maqedonase pasi akuzohen për prostitucion. Pas një aksioni të policisë, vajzat shqiptare janë gjobitur me 400 euro dhe janë dëbuar nga Maqedonia për ushtrim prostitucioni edhe pse hiqeshin si balerina.

Janë arrestuar gjithashtu dy shqiptare të tjera dhe një serbe me akuzën e prostitucionit dhe qëndrim ilegal në Maqedoni.  Vajzat mendohet se punonin në tre hotele maqedonase, në Sedllarcë të Epërme të Tetovës dhe Raven të Gostivarit.

Të arrestuarat për momentin ndodhen në komisariatin e policisë së Gostivarit dhe Tetovës, ndërsa Ministria e Brendshme maqedonase raporton se vajzat ilegale do të rikthehen në vendet e tyre.

LEAVE A REPLY