Presidenti Ilir Meta sapo ka mbërritur në Lubjanë, Slloveni. Numri një i shtetit Shqiptarë ka reaguar përmes faqes së tij FB në kuadër të miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni. Sipas tij, është lajm i gëzueshëm, një akt i rëndësishëm, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë
Statusi i Metës:
Të dashur miq, sapo mbërrita në aeroportin e Ljubljanës mora lajmin e gëzueshëm se Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.