Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni, reagon Rama: Arritje historike

0
656

Pas vendimit historik që mori sot Parlamenti i Maqedonisë për ligjin e gjuhës shqipe, vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka përshëndetur vendimin, ndërsa në mesazhin e tij në ‘Facebook’, kreu i qeverisë shqiptare thekson se kjo arritje për shqiptarët demokratizon Maqedoninë.

MIRATIMI I LIGJIT
Kuvendi maqedonas vendosi sot të kalojë me 69 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim, projektligjin për përdorimin e gjuhëve që përcakton me ligj përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet zyrtare. Votimi u bë pa deputetët e VMRO-DPMNE-së. Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.

Ligji që lejon edhe gjuhën shqipe në shkolla, shkaktoi debat të gjerë në Maqedoni, ku nga forcat politike VMRO-DPMNE u propagandua si kundër Maqedonisë dhe se federalizon shtetin.

Për miratimin e ligjit votuan partitë politike shqiptare dhe LSDM-ja. Ligji përmban 25 nene, dhe parashikon që në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata, komisione, persona juridik që kryejnë aktivitete publike sipas ligjit, gjuhë zyrtare përveç maqedonishtes të jetë edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Maqedonisë, në mënyrë të caktuar me ligj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here