Ndotje ne Liqenin e Shkodres!

0
1072

……Kjo ishte situata e mbeturinave ne grykëderdhjen e përroit te Vrakes ne Liqenin e Shkodres, ne ditet e para e nentorit. Nepermjet nje kronike televizive, u shpreh shqetësimi per nevojen e ndërhyrjes sa me pare per pastrimin e kësaj zones, pasi  rrezikohej ndotja e Liqenit. Por faktikisht nuk u ndërhy as nga Bashkia Shkoder dhe as ajo e Malesise se Madhe, qe administrojne bashkërisht kete zone, e gjithashtu nuk ndërhy as nga inspektoriati shtetëror i Mjedisit.

Sot pas dy muajsh, rezulton se ate qe nuk e bene institucionet e lartpermendura, e ka bere vete Liqeni i cili me rritjen e nivelit se paku 2 meter nga prurjet ujore te stines se dimrit, mbeturinat e depozituara ketu i ka shperndare gjithandej dhe per pasoje eshte zgjeruar sipërfaqja e ndotur !

Ne keto kushte kur uji ka depertuar edhe qindra metra ne thellesi te livadheve, eshte e veshtire te ndërmerret pastrimi, por edhe me vone, me largimin e ujit nuk do te jete aspak e lehete, sepse ato tashme jane shperndare ne nje sipefaqe mjaft te madhe. Ne fakt kjo gjendje nuk eshte krijuar nga Liqeni i Shkodres,sepse ai ne vetvete eshte mjaft i paster, por nga mbeturinat qe sjelle perroi i Vrakes ne ujerat e këtij Liqeni, dhe qe tallazet i kthejne pas duke krijuar stoqe neper brigje.

Kjo tregon se nje situate e tille me ndotje do te vazhdoje, deri sa si nga Bashkia Shkoder ashtu dhe ajo e Malesise se Madhe, te vendosen kontineret e mbeturinave ne fshatrat e kësaj zone, dhe te mos lejohet me hedhja e mbetjeve ne uje. Jemi edhe ne periudhen e Aksionit Kombetar te Pastrimit, ndaj lëvizjet ne kete drejtim jane te mirëpritura me qellim qe ti jepet fund rrezikut te ndotjes ne Liqenin e Shkodres dhe shemtimit te mjedisit natyror nga mbeturinat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here