Nis sot kompensimi për tokat e zëna nga ndërtimet, 1300 pronarët që duhet të plotësojnë formularin…

0
926

Nis sot aplikimi për kompensimin e 1300 pronarëve që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Për të marrë kompensimin përfituesit duhet të plotësojnë formularin tip dhe ta dorëzojnë atë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave.

Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP-së Tiranë kërkesën tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës, të plotësuar sipas rubrikave. Në listën e dokumenteve është dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.

Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të ATP-së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës, kryen verifikimet e duhura.

Dokumentet
Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP-së Tiranë kërkesën tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, të plotësuar sipas rubrikave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here