Nisma ” 3 lëndë në 6 orë”/ Nxenesit reagojne pozitivisht ndersa prinderit…

0
1618

Nisma ” 3 lëndë në 6 orë” që duhet të ketë nisur të zbatohet deri më 1 shkurt, edhe pse nuk është e qartë, është pritur mirë nga nxënësit. Impakti i parë është lirimi nga pesha e çantave, por dhe një përvetësim më i mirë i njohurive deri tek bërja e detyrave në klasë.

“Jemi afërsisht 35 klasë dhe koha që kishim nuk i dilte mësueses për të pyetur. Çantën e kemi më të lehtë”. Midis fëmijëve ka dhe nga ata që i tremb.

“Janë orët e gjatë shumë”

Prindërit janë të ndarë, disa spektikë e disa pozitivë.

“Mësuesi do të ketë më tepër kohë. Do lehtësohen nga çantat por do të ngarkohen në anën tjetër me 90 minuta e zë gjumi në klasë. Të ishte bërë projekt pilot. Nuk besoj se do të ndikojë”

Orët ndahen mes tyre me nga 5 minuta pushim, ndërsa është propozuar që pas 90 minutave të para, nxënësit të marrin pushimin e gjatë dhe pas 90 minutave të dytave të ketë po një pushim por 10 minuta.

Nisma “Tri lëndë në gjashtë orë” synon rritjen e autonomisë dhe të fleksibilitetit të shkollës për menaxhimin e orarit mësimor, në funksion të zbatimit të kurrikulës së bazuar në kompetenca dhe të përmirësimit të cilësisë së të nxënit e mësimdhënies, në arsimin parauniversitar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here