Nisma për subvencionimin e qumështit, Jaka: Iniciative pozitive por e pamjaftushme

0
857

Nisma e ministrisë së Bujqësisë për subvencionimin e fermerëve që prodhojnë dhe përpunojnë qumështin, cilësohet pozitive por e pamjaftueshme nga kreu i Dhonës së Tregtisë, Nikolin Jaka. Ndërsa kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj thotë se kjo nismë do të rrisë sigurinë ushqimore në vend. Peleshi prezantoi një ditë më parë, projektin që synon subvencionim për fermerët deri ne 10 lekë për litër për qumështin e cilësisë së parë.

Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit në vend kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë që të hartojë masa konkrete për këtë industri, në drejtim të subvencionimit apo rimbursimit, pasi në të kundërtën Shqipëria do vijojë të përpunojë jo më shumë se 11% të sasisë së qumështit që hidhet në treg.

Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, thotë se iniciativa e ndërmarë nga ministri Peleshi është pozitive, por ajo nuk duhet të mbetet në kuadrin e projekteve, pasi është një fillim i mirë por i pamjaftueshëm.

Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë e Industrisë: Është një iniciativë për të dnërhyrë në reforma strategjike për industrinë e qumështit. Nëse do kemi impelementimin e iniciativave që ministri prezantoi, jam i bindur që është një fillim i mirë, por i pamjaftueshëm.

Ndërsa Agim Rrapaj, kryetar i këshillit të Agro-Biznesit shqiptar, thotë, se nëse kjo iniciativë realizohet, do të sillte prodhim të qumështit cilësor, duke ndikuar në sigurinë ushqimore për konsumatorët.

Ai thekson, se kjo iniciativë duhet të pasohet edhe me hapa të tjerë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here