Njohja e Shqipes në Maqedoni, Kryemadhi: Hap tjetër emancipues shtetëror

0
765

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me vendimin që mori sot Kuvendi i Maqedonisë për ligjin e Gjuhës Shqipe. Në një status në faqen e saj të ‘Facebook’-ut, Kryemadhi theksoi se është një hap tjetër emancipues shtetëror.

 

 

“Heqja dorë nga tabutë, duke përfshirë heqjen dorë nga emri historik, siç deklarohet; dhe çlirimi nga frika prej gjuhës së tjetrit, përbëjnë dukuri evropianizuese të Maqedonisë fqinje, të cilën Shqipëria e njohu e para si shtet të pavarur.”, tha Kryemadhi.

MESAZHI I KRYEMADHIT
Pas vendimit për shpalljen festë zyrtare të ditës së alfabetit, ditës së Kongresit të Manastirit, miratimi i ligjit të dygjuhësisë në Maqedoni është një hap tjetër emancipues shtetëror.
Heqja dorë nga tabutë, duke përfshirë heqjen dorë nga emri historik, siç deklarohet; dhe çlirimi nga frika prej gjuhës së tjetrit, përbëjnë dukuri evropianizuese të Maqedonisë fqinje, të cilën Shqipëria e njohu e para si shtet të pavarur.
Të heqësh dorë nga monolinguizmi do të thotë të pranosh barazinë me tjetrin, shumicë a pakicë qoftë. Kufiri i gjuhës nuk kontrollohet nga kufiri i shtetit! Njohja dhe pranimi i këtij realiteti është progres.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here