OSHEE paralajmëron qytetarët: rregjistroni adresat ose ju ndërpritet energjia…

0
1144

 

OSHEE ka paralajmëruar se të gjithë individët që nuk bëjnë regjistrimin e adresës deri më 30 janar 2018 do t’ju ndërpritet energjia elektrike.

Përmes një njoftimi OSHEE bën të ditur se lidhja e çdo individi me një adresë dhe kontratë energjie është një detyrim ligjor.

Kjo nismë vjen si pasojë e realizmit të projektit “Një qytetar, një adresë”, bashkëpunim mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe OSHEE. Projekti i cili ka nisur punimet në marsin e vitit të kaluar dhe parashikon që të bëjë regjistrimet falas për individët në 6 mujorin e parë. Ndërkohë, pas këtij afati regjistrimet do të bëhen me pagesë dhe nëse nuk bëhen parashikohen gjoba.

“Nëse nuk keni kodin, por keni adresën e re qe shfaqet në formular, ju lutem telefononi tek 0686055900 dhe e gjenerojmë ne kodin për ju dhe më pas mund të vijoni me përditësimin ose personalisht ose nëpërmjet operatores.
Ju kërkojmë ndjesë por për shkak të fluksit numri del i paarritshëm.
Ju mund të telefononi përsëri ose mund të na nisni me mesazh numrin tuaj dhe operatoret tona do t’ju vijnë në ndihmë.”, citohet në njoftimin e OSHEE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here