Wednesday, September 18, 2024
Home Kronika Padia e Gashit për Markun, zgjidhet gjyqtarja por pritet të dorëhiqet

Padia e Gashit për Markun, zgjidhet gjyqtarja por pritet të dorëhiqet

0
774

 

Hedhja e shortit në Gjykatën Administrative lidhur me padinë e prokurores Rovena Gashi ndaj kryeprokurores Arta Marku, nuk ka përzgjedhur “gjyqtarin e duhur”.

Kjo pasi shorti përzgjodhi gjyqtaren Enerjeta Shehu, e cila pritet  të japë dorëheqjen pasi ka bashkëshortin prokuror dhe është në konflikt interesi.

Rovena Gashi në padinë e saj kundërshton urdhrin e lirimit të saj nga pozicioni i Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë.Këtë urdhër lirimi Gashi e quan “të pavlefshëm” dhe kërkon pezullimin.

Në rreshtat e padisë Rovena Gashi zbulon se lirimi i saj nga detyra është bërë pasi kërkoi ndërprerjen e mandatit për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën.

Më 29 dhjetor 2017, dy javë pasi mori detyrën ne krye të organit të akuzës  Prokurorja e Përkohshme Arta Marku firmosi largimin e Drejtoreshes se Marrëdhënieve me Jashtë dhe e sektorit të dekriminalizimit Rovena Gashi.

Ndërsa tre ditë para, 26 dhjetor 2017 u kërkua heqja e mandatit për dy deputetët e Kuvendit të Shqipërisë Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here