“Paguaj borxhi, ose do të çaj fytin”-kërcënimi i shqiptarit tashmë i arrestuar

0
1291

“Paguaj borxhi, ose do të çaj fytin. Ti e di se si ne punojmë”- ky ishte kërcënimi i një 25 vjeçari shqiptar, i cili kishte përdorur një grua italiane 55 vjeçare në vështirësi ekonomike për t’i dhënë para me fajde.

I riu jepte para me interes prej mijëra eurosh.

Ngjarja ka ndodhur në Montemarciano dhe nis më 27 korrik të vitit 2012.

Procesi ka vazhduar me një distancë të gjatë prej pesë vitesh dhe ka përfunduar dje në mëngjes (10 janar).

Gjatë procesit kanë ndryshuar edhe akuzat ndaj shqiptarit, i cili fillimisht u akuzua për grabitje me dhunë.

Borxhi i akumuluar në total i italianes ndaj shqiptarit ishte 1 mijë euro, ndërsa në kontratë gruaja detyrohej t’i paguante edhe 500 euro të tjera.

Duke qenë se marrëveshja nuk ishte zbatuar dot, borxhi kishte shkuar në 2500 euro.

Në këtë situatë, 25 vjeçari shqiptar kishte përdorur kërcënimet me vdekje.

Përveç shumës së parave, shqiptari i kishte kërkuar gruas edhe tri prostituta në shtëpi, një propozim që ajo nuk e kishte pranuar.

Në gjendje të rënduar, gruaja organizoi një kurth për të riun shqiptar, i cili u arrestua në shtëpinë e viktimës, ndërsa ajo po i përgatiste t’i jepte 400 euro.

Tashmë, shqiptari është dënuar me 6 muaj burg, ndërsa gjatë këtyre viteve është dënuar edhe për krime të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here