Pavarësisht largimit nga Shqipëria, ish bomberi i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi është i lidhur ngusht me zhvillimet e kampionatit shqiptar.
Kandidatura e Armando Dukës për kreun e FSHF-së është mbështetur dhe nga sulmuesi shkodran që këtë vit luan në kategorinë e dytë të futbollit në Austri.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” Salihi ka uruar Dukën për kandidimin:
“Suksese president Armand Duka. Të uroj fitoren dhe arritjen e objektivave”