Studentë të Universitetit të Shkencave Mjekësore janë hedhur sot në protestë. Shkak është bërë heqja e sezonit të provimit para diplomimit.
Të gjithë njëzëri studentët pohuan se u rrezikohet diplomimi, ndërsa në shenjë ‘hakmarrje’ kanë bojkotuar mësimin dhe kanë bllokuar hyrjen e fakultetit.
“Rrezikojmë diplomimin. Na kanë hequr sezonin e provimit para diplomimit. Heqja e sezonit, djeg diplomimin për këtë vit dhe na shtyhet për 2 vjet diplomimi. Detyrohemi të paguajmë tarifën vjetore të shkollimit”, thanë protestuesit.