Taulant Balla mbledhje me dyer të mbyllura në Kryesinë e Kuvendit

0
802

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura me Kryesinë dhe kryetarët e Komisioneve në sallën e grupit të PS në Kryesine e Kuvendit.

Mbledhja vjen pasi opozita ka braktisur konferencën e kryetarëve pas kërkesave për dorëheqjen e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Jashtë kryesisë kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho përsëriti akuzat për zgjedhjen e kryeprokurorit, për të cilin tha se është zgjedhur për mbylljen e çështjeve “Tahiri”, “Dako”, “Sejdini”, etj.

Ai deklaroi se kjo u tregua edhe me largimet e prokurorëve nga kryeprokurorja e re dhe zëvendësimin e tyre me prokurorët e Ramës, si dhe nga lirimi i Orest Sotës. Në këto kushte paligjshmërie tha Spaho, Kuvendi nuk mund të vijojë punën normalisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here