Te shtunen mblidhet kabineti qeveritar, ku do te zhvillohet?

0
673

Mbledhja e radhës së kabinetit qeveritar do të zhvillohet të shtunën në Lezhë. Takimet nisin në orën 08:00, ku do të zhvillohet një mëngjes pune i ministrave me drejtues të institucioneve të varësisë.

Pas një orë e 30 minutash, do të zhvillohet takimi i kryeministrit dhe ministrave me drejtuesit vendor të qarkut, përfshirë edhe këshillat bashkiak.

Gjatë këtij takimi, katër janë temat kryesore ku përveç reformës së ujit e paralajmëruar se do të nisë më 1 shkurt të këtij, do të diskutohet edhe turizmi dhe zhvillimit i agroturizmit, shërbimet si dhe Viti i Skënderbeut.

Më pas, duke nisur nga ora 10:30 minuta, kryeministri Rama do të zhvillojë inspektime në Portin e Shëngjinit për të parë nga afër projektet për zhvillimin e tij, për të vijuar më pas me inspektimin e depos së re të ujësjellësit të Lezhës, për të cilën janë investuar 12 milionë euro.

Me këtë ujësjellës do të furnizohet 100%, zona e qytetit, ishull-Lezhë, Ishull Shëngjin dhe Balldren.

Mesditën e së shtunës, do të kremtohet 105 vjetori i themelimit të Policisë së Shtetit, për të vijuar më pas me një drekë me përfaqësues të agroturizmit.

Në pjesën e pasdite, do të zhvillohet një event publik i gjerë për Bashkëqeverisjen në Pallatin e Kulturës Rrëshen, ku të pranishëm do të jenë të gjithë ministrat e kabinetit.

Aktivitetet përfundojnë në 17:30 minuta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here