Teksa mazhoranca i ka akuzuar PD-LSI si dy forca politike që nuk duan reformën në drejtësi, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili e cilësoi një maskaradë të PS-së propagandën për dashurinë për reformën në drejtësi.
Petrit Vasili: Kemi dëgjuar prej një kohe të gjatë një maskaradë të vazhdueshme të PS dhe suflerëve të saj lart e poshë lidhur me dëshirën e tyre për reformën në drejtësi. Jam këtu për të konfirmuar njëherë e përgjithmonë që e vetmja forcë politike që nuk e do reformën në drejtësi por kërkon vetëm një drejtësi të kapur është Rilindja e kryeministrrit Edi Rama.
LSI ka qenë ajo që me votën e saj ka bërë të mundur që në Shqipëri të kenë një reformë për drejtësi, ka qenë ajo që ka zhbllokuar ngërçin në momentet më delikate të reformës në drejtësi.U rikujtoj të tërë mendjehumburve të PS që edhe ligji i vettingut është miratuar vetëm e vetëm me votat e LSI. Po ashtu dhe ligji i prokurorisë mban vulën e LSI.
Lidhur me intergrimin europian, Vasili tha se vetmja forcë politike ndër vite edhe sot që ka vënë çdo gjë dhe nuk ka parë asnjë interes të saj për integrimin europian është LSI.
Petrit Vasili: Penguesit e mëdhenj kanë qenë ata që sot janë Rilindja që ndodhet në pushtet, nuk ka akursyer asnjë lloj balte kundër Shqipërisë nga bllokimim i tre ligjeve deri tek historitë e famshme me Griseldën në Kavajë dhe të tjera fëlliqësira që nuk ja kanë kursyer Shqipërisë