Friday, April 19, 2024
Home Arsim “3 lëndë në 6 orë”/ Si do të zbatohet ora e mësimit...

“3 lëndë në 6 orë”/ Si do të zbatohet ora e mësimit 90 minuta

0
1316

 

Nisma “3 lëndë në 6 orë” nuk do të sjellë ndryshim të kurrikulës mësimore. Ministria e Arsimit sqaron se vetëm orët do të jenë ato që do të pësojnë ndryshime, nga 45 minuta nxënësit do të marrim mësim për të njëjtën lëndë në 90 minuta.

Duke qënë se vendimi i Ministrisë së Arsimit do të filloj implementimin thuajse në mesin e vitit shkollor, Matura Shtetërore e këtij viti do të përjashtohet nga kjo nismë.

Orët ndahen mes tyre me nga 5 minuta pushim, ndërsa është propozuar që pas 90 minutave të para, nxënësit të marrin pushimin e gjatë dhe pas 90 minutave të dytave të ketë po një pushim por 10 minuta. Për implemntimin sa më cilësor të nismës të gjithë mësuesit do t`i nënshtrohen një trajnimi.

Nisma “3 lëndë në 6 orë” do të gjej zbatim jo vetëm në institucionet publike të arsimit parauniversitar por edhe në ato private.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here