Një familje e tërë është helmuar nga monoksidi i karbonit në një apartament në Santa Giustina, në Via Emilia.
Incidenti ndodhi rreth orës 11 të ditës së djeshme, kur stufa e druve sipas mediave italiane, ka filluar të keq funksionojë.
Një familje shqiptare e përbërë nga gjashtë anëtarë, përkatësisht bashkëshorti 44 vjeçar, bashkëshortja 38 vjeçare dhe katër fëmijët e tyre nga 5 deri në 17 vjeç, kanë përfunduar në spital.
Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke ventiluar dhomat.