Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimet e tij ndaj qeverisë ‘Rama2’.
Berisha publikoi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit pohoi se shumë lokale në bashkinë e Krujës nuk paguajnë të gjithë energjinë elektrike.
MESAZHI I BERISHËS
Për kanabistët dokumenti i partisë është mbi ligjin (po bëjmë shtet). Ata marrin gratis energjinë!?!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Miremengjes ju uroj shëndet. Lutemi bëjëni publik kete problem.lokalet dhe restorantet e bashkisë Krujë e shumë bar kafe qe harxhojnë 3 deri ne 4 milionë lekë energji elektrike paguajnë 20 % te vlerës pjesën tjetër kesh ryshfet në dorë nga drejtues te OSSHE dhe tek kryetari bashkisë z Artur Bushi. Ka te dhëna se shumë bizneseve dhe familjarëve partiak PS u janë fshirë detyrimet e prapambetura kundrejt pagesës. Kurse ndërtuesit pa leje kanë paguar dy here ryshfet ne bashki e ne polici.”