I ftuar në emisionin Rubrika Sportive në Rtsh, Bashkim Fino ka folur në lidhje me garën për kreun e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Asambleja e përgjithshme e FSHF-së që do të mbajë punimet më 7 shkurt, do të zgjedhë kreun e ri të institucionit të futbollit dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Për sa i përket garës me Armand Dukën, Bashkim Fino shprehet: “Më ka lënë shije të keqe sarkazma e Armand Dukës në lidhje me emrin tim dhe partinë ku aderoj.

Më erdhi keq, sepse unë kam qenë gjithnjë mbështetës për futbollin, por edhe kritik. Nuk do ta sulmoj Dukën.

Bashkitë vendimtare në garë? Në fakt, dua t’ju kujtoj se kryetarët e bashkive nuk janë shumë të interesuar për futbollin. Kemi parë që në zgjedhje vijnë shefat e klubeve.

Ata duhet të lexojnë platformën tonë dhe të zgjedhin.

Unë dua të ndaj përfundimisht sponsorizimin nga privatizimin. Ai që është sponsor është sponsor dhe nuk duhet të vijë dhe të votojë.

Privatizimi krijon mundësinë që me bashkitë të mos vijmë në këtë pikë që e përmendëm më lartë.

Bashkitë duhet të kalojnë në plan të dytë në futboll, sepse duhet të kenë minimumin e bashkive.

Ligjin e sportit e kemi dhe mund të bëhet më i mirë. Unë do të kem një bashkëpunim me të gjitha qeveritë që futbolli të ecte.

Nga 1-10, kjo është një garë e vështirë, kjo për shkak të kohës së shkurtër që kemi deri te zgjedhjet”, deklaroi Bashkim Fino në “Rubrikën Sportive” në RTSH.

PLATFORMA-“Ne duam të përmirësojmë imazhin e futbollit shqiptar. Sot, futbolli shqiptar e ka humbur besimin.

Sot në stadiumet tona ka shumë pak tifozë. Kjo vjen pikërisht sepse ka humbur besimi.

Ne duhet t’i kthejmë besimin kampionatit shqiptar. Vetë FSHF duhet të jetë në ballë të punës me të gjithë komisionet për të përmirësuar imazhin e futbollit.

Ka ardhur koha që ta kthejmë futbollin në futboll të pastër.

Kush të vjen në stadium, nëse tifozët e dinë se si do të jetë rezultati i ndeshjes? Askush.

Kjo ka lidhje edhe me infrastrukturën. Edhe në këto 16 vjet janë bërë disa gjëra të mira.

Por, sot FSHF i jep një klubi një stadium. Por, problemi më i madh është terreni sportiv. Në gjithë Europën, stërvitja nuk bëhet në stadium.

Nëse unë do të jem në krye të FSHF-së, të gjitha skuadrat e Superligës, përfshi edhe ato të Kategorisë së Parë do të kenë terrenet stërvitore.

Do të bëj një shtrirje gjeografike dhe demografike. Futbolli duhet të masivizohet. Të gjitha fondet do të jenë transparente. Le ta dijë çdo president klubi këtë gjë që po them.

Ky zhvillim i klubeve ka të bëjë edhe me ndarjen e sponsorizimit nga privatizimi.

Dëgjova zv.presidentin e FSHF-së, për Ligën Profesioniste. Jam dakord që të bëhet. Por, Ligën Profesioniste nuk e shoh vetëm me 10 ekipe të Superligës, por edhe me ato të Kategorisë së Parë. Por unë jam i mendimit që të krijohet edhe Liga Amatore. FSHF duhet të japë ndihmë për këtë gjë. Presidenti i Ligës Profesioniste të zgjedhë përfaqësuesin e vet, apo sektori i arbitrimit gjithashtu.

Ka krijuar koha që të krijojmë akademitë e të gjitha ekipeve. Kam folur dhe me ministren e Sporteve. Ka pasur disa nisma, por nuk janë krijuar klasat sportive. Gërshetimi i akademive me klasat sportive do t’i bënte nder futbollit shqiptar. Sot nuk ka akademi të mirëqena në asnjë klub. Kjo pasi çdo prind paguan që fëmija e tij të luajë futboll nëpër ekipet e moshave.

Pse të mos krijojmë një akademi të yjeve të kombëtares sonë si Cana me shokë? Këtë duhet të bëjë FSHF-ja. Së fundmi, a do t’i tregojmë Europës që në Shqipëri luhet futboll i pastër? Nëse kjo gjë bëhet, atëherë kemi arritur shumë.

Unë jam për kufizimin e mandateve. Nuk jam që presidenti i FSHF-së të jetë në atë detyrë përherë. Mendoj se presidenti i FSHF-së të kandidojë jo më shumë se 2 mandate. Këtë gjë do t’i propozoj Komitetit Ekzekutiv nëse marr votëbesimin për kreun e FSHF-së. Ky është propozimi im. Kreu i FSHF-së duhet të ketë maksimumi 2 mandate. Pas tyre, të largohet.

Nëse marr votëbesimin, në 8 vjet do të bëj 5 stadiume të standardit të ‘Elbasan Arenas’, sigurisht në bashkëpunim me qeveritë e vendit”, deklaroi Bashkim Fino.

LEAVE A REPLY