Gjykata e Apelit Cenohet nga BY PASS-i  ! Leja per ndertimin e  Gjykates eshte dhene 2 vite para BY PASS-it

0
927

Punimet per ndertymin e BY Passit te Shkodres jane  ofruar shume prane murit rrethues te Gjykates se Apelit Shkoder. Vazhdimi i projektit per ta lidhur BY Pass-in me  rrugen tek ish pazari i vjeter, nuk mund te behet pa prishur rrethimin e kësaj gjykate nga pjesa e mbrapme si dhe godinen ku ndodhen 3 garazhet e automjeteve te saj.

Faktikisht gjykates i behet nje dem, por projekti i BY Pass-it nuk mund te bllokohet ne pjesen e tij fundore,pasi ndryshe nuk shfrytëzohet. Informacione nga brenda Gjykate se Apelit Shkoder, bajne te ditur se akoma nuk jane njoftuar zyrtarisht nga specialistet e firmes ndërtuese te BY PA-sit per prishjen e murit rrethues dhe garazhet, por kjo nuk eshte e veshtire te kuptohet nisur nga fakti se deri ku kane avancuar punimet.

I vetmi probleme qe ka Gjykata e Apelit eshte se duhet te dale me pare Vendimi i Qeverise, sipas te cilit gjykates i heqe nga pronësia sipefaqen e truallit qe i duhet BY PA-assit si dhe detyron firmen ndertuse qe te riparojne demet qe i behane gjykates ne kete rast.

Pa dale ky vendim, nuk mund te preket muri rrethues i Gjykates se Apelit, theksojne pjestare te personelit te saj. Ata kujtojne se lejen e ndertimit per godinen e gjykates e kane marre qe ne vitin 2009, nderkohe qe leja e ndertimit te PY- Pass-it eshte dhene ne vitin 2011 ose dy vite me vone, gje qe eshte dashur te merret ne konsiderate leja e dhene per gjykaten nga hartuesit e projekit te BY-PASS-it.

Fakti qe nuk e moren ne konsiderate 6 vite me pare, nuk do te thote qe te mos e marrin as  sot kur gjykata tashme eshte projekt i ndertuar dhe ne funksion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here