Prokurori i Përgjithshëm, Arta Marku zhvilloi një takim me përfaqësues të misionit “EURALIUS”.
Në njoftimin e bërë publik nga zyra e shtypit të Prokurorisë thuhet se “Temë e bisedimeve ishte ecja përpara me zbatimin e reformës në Drejtësi si dhe procesin e “Vetting”-ut.”
Gjatë takimit Prokurorja e Përgjithshëm, Arta Marku theksoi rëndësinë që ka përshpejtimi i “Vetting”-ut, ligji për rivlerësimin e figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve për sistemin e drejtësisë.
Në njoftimin zyrtar thuhet gjithashtu se gjatë bisedës që Marku pati me përfaqësues të “EURALIUS” u theksua nevoja për forcimin e integritetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në luftën kundër veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe trafiqeve.
Bashkëbiseduesit theksuan njëkohësisht rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjellë.
Prokurorja i Përgjithshëm, Arta Marku i garnatoi misionit të “EURALIUS” mbështetje pakufi që reforma në Drejtësi në Shqipëri të realizohet shpejt dhe me efikasitet.