Tuesday, April 23, 2024
Home Politikë Meta në Kroaci: Përcaktimi i afateve për anëtarësimin në BE, jetike për...

Meta në Kroaci: Përcaktimi i afateve për anëtarësimin në BE, jetike për Ballkanin

0
750

 

Procesi i integrimit ka qenë në fokus të diskutimeve mes presidentit Ilir Meta dhe homologes së tij kroate Kolinda Grabar-Kitarovic në kuadër të vizitës zyrtare që kreut i shtetit po zhvillon në Zagreb.

Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fortë që Presidentja Grabar-Kitarovic dhe Kroacia i kanë dhënë Shqipërisë veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Të dy Presidentët theksuan domosdoshmërinë e vijimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vlerësuan rolin shumë të rëndësishëm që mund të luajë në këtë drejtim Procesi i Brdo-Brijunit.

Meta shprehu besimin në mbështetjen e Kroacisë për çeljen së shpejti të negociatave të anëtarësimit në BE, mbështetje shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe inkurajuese për vijimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve të nevojshme.

 “Është jetike për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor një agjendë gjithëpërfshirëse dhe afate konkrete anëtarësimi në BE” – nënvizoi Presidenti Meta.

Presidentët Meta dhe Kitarovic ranë dakord që vizita shtetërore e Presidentes kroate në Shqipëri të zhvillohet në muajt në vijim

Duke iu referuar lidhjeve të forta historike dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe vizionit të përbashkët euroatlantik, Presidenti Meta theksoi se, ka ardhur koha që këto marrëdhënie të ngrihen në nivelin e Partneritetit Strategjik.

Presidenti Meta vlerësoi në mënyrë të veçantë rolin dhe kontributin e komunitetit shqiptar, që jeton në Kroaci si urë lidhëse në forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.

Të dy Presidentët ranë dakord që, në kuadrin e vitit të Skënderbeut, të zhvillojnë një vizitë të përbashkët tek komuniteti 300-vjeçar i Arbanasve të Zarës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here