Friday, April 19, 2024
Home Kulturë Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i valles, Rexhep Çeliku

Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i valles, Rexhep Çeliku

0
742

 

Mëngjesi i kësaj të premtje ka nisur me një lajm të trishtë për kulturën shqiptare. Mjeshtri i madh i valles shqiptare, Rexhep Çeliku është ndarë sot nga jeta në moshën 63-vjeçare.

Ai ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve. Për herë të fundit në ekran ai u shfaq vetëm katër ditë më parë, kur Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i akordoi Dekoratën ‘Nderi i Kombit’ me motivacionin:

“Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here