Viti i Skenderbeut,Rama: Gjerat do te ndryshojne me projektin e rehabilitimit

0
763

2018-ta, ashtu siç është deklaruar edhe nga kryeministri Edi Rama, do të jetë viti i Skënderbeut. E në këtë kuadër, kreu i qeverisë shqiptare, është ndalur në një aktivitet tek memoriali i Skënderbeut në Lezhë, kushtuar kësaj nisme.

 

 

Rama theksoi se ky memorial është larg ai atij që do të donin të gjithë të ishte, ndërsa premtoi se gjerat do të ndryshojnë me projektin e rehabilitimit.

“Nuk është temperatura optimale për të përballuar një fjalim timin, por dua të nënvizoj se në kuadër të vitit të Skënderbeut, se në çelje të këtij qëndrimi dyditor në Qarkun e Lezhës, është vendosur një program i plote restaurimi i memorialit të heroit tonë kombëtar. Ai është larg të qenit në gjendje optimale. Gjendja e sotme e memorialit lë për të dëshiruar, por kjo zonë është jashtëzakonisht më mirë se disa vite më parë. Këtu memoriali kishte nevojë për ndërhyrjen, por edhe përreth ishte në një situatë skandaloze. Jemi shumë të vendosur dhe me vullnet të mirë për të mbështetur me një sërë projektesh këtë qark edhe Bashkinë e madhe të Lezhës, si pika dhe qendra e gravitetit të qarkut. Projekte për zhvillimin e hapësirës rurale”, tha Rama.

Kujtojmë se Rama ndodhet në një vizitë dyditore në Lezhë, pasi aty po mbahet mbledhja e parë e qeverisë për vitin 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here