ATP publikon listën me 470 pronarë që marrin 300 milionë lekë…

0
1411

Publikohet lista me emrat e 470 pronarëve që marrin kompensimin për tokën e zënë nga ndërtimet pa leje. Vlera në total e kompensimit arrin në afro 300 milionë lekë. “ATP njofton fillin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr.810, datë 29. 12. 2017.

“Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 18/01/2018 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë. ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumenteve përkatëse”-thuhet në njoftimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Sipas vendimit mësohet se kjo do te bëhet për qarqet: Dibër, Durrës, Elbasan, Tiranë, Korçë Fier, Vlorë dhe Shkodrës.

Kompensimi
Masa e kompensimit financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara, referuar kartelave të pasurive sipas ZVRPP-ve, është 20 787,98 m² dhe vlera totale e kompensimit financiar është 298 515 448,9 lekë.
Pranimi i kërkesave

Procesi i regjistrimit apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të ATP-së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës.

Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës, kryen verifikimet e duhura.

Drejtori i Përgjithshëm i ATP-së, brenda 30 ditëve nga data e përfundimit të procesit të verifikimit nga grupi i punës, nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohen.

Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohen, duke përcaktuar arsyet e mospërfshirjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here