Bushati takon ish-kryeminstrin suedez/ Bildt: Çështjet e ballkanit do të jenë prioritet!

0
1036

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka zhvilluar një drekë pune me ish-kryeministrin dhe ish-ministrin e Jashtëm të Suedisë, Carl Bildt.

Lajmi është bërë publik nga vete Bildt në rrjetin social “Twitter”, ku thekson se “Çështjet e Ballkanit do të jenë prioritet i axhendës së Bashkimit Evropian për vitin 2018 nën presidencën Bullgare”.

“ECFR do të jetë shumë aktiv në analiza dhe politika. Një drekë shumë pozitive sot me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, e njëkohësisht anëtar i ECFR, duke diskutuar mbi sfidat e së ardhmes”.

Carl Bildt njihet si një nga personalitetet më me influencë në Evropë për shkak të eksperiencës së tij në Ballkan.

Ndërkohë që ECFR (Këshilli Evropian për Politikë të Jashtme) që referohet në postimin e Bild në “Twitter”, është një organizatë që bashkëdrejtohet nga ai dhe ish-ministrja e Jashtme italiane Ema Bonnino.

Ajo është një platformë e mirënjohur pan evropiane që promovon ndërmjet tjerash procesin e integrimit evropian.

Bushati gjatë vizitës së tij në Suedi ka pasur një sërë takimesh të rëndësishme prej të cilave mori mbështetjen e padiskutueshme për procesin e integrimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here