Rruga që lidh 5 fshatra me qytetin e Krujës është në rrezik shembje duke rrezikuar izolimin për banorët e fshatrave.Banorët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të Bashkisë pasi shembja e rrugës do të sillte rrezik edhe për murin e kalasë.

Një rrugë që lidh fshatrat Mezine, Mece, Berbere, Cetoz e Veseli me qendrën e qytetit të Krujës është në rrezik shembje pasi siç shikohet edhe në pamjet filmike në video, të çarat në rrugë sa vijnë e zgjerohen.

Banorët i bëjnë apel bashkisë që të ndërhyjë se përtej izolimit kjo rrugë sjell rrezik edhe për murin e kalasë së Krujës.

Banorët janë munduar të ndërhyjnë personalisht në këtë rrugë por kjo nuk ka zgjidhur gjë.

“Rruga ka rrezik shembje sespe nga ana e poshtme është ca pjesë me bokë dhe boka gjatë dirmit fryhet dhe shfryhet nga i ftohti dhe i nxehti, ka rrëshqitje. Ka marrë plasaritje shumë të fuqishme në disa vende, janë munduar familjarët duke e mbyllur me beton, por prapë ka shkuar në 5 cm.Është edhe rreziku i kalasë”.

“Ne si qytetarë e kemi këtë shqetëesim, e kemi ngritur disa herë mirëpo nuk interesohet kush nga bashkia, kjo është kryesorja, duhet të interesohet bashkia”.

Bashkia nga ana tjetër shprehet se e ka të pamundur ndërhyrjen pasi nuk ka fonde të mjaftueshme  duke kërkuar ndërhyrje të shtetit.

LEAVE A REPLY