Ironia e Manjanit: Zgjedhjet në FSHF, do manipulohen nga rusët

0
262

Gara për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, ka nxitur një debat politik. Kandidatura e deputetit socialist, Bashkim Fino përballë Armando Dukës, që garon për të marrë mandatin e pestë, ka nxitur akuza ndaj qeverisë.

Në një reagim për këtë situatë, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shkruan se ndërhyrja e Rilindjes do bëhet për të siguruar ”ndershmërinë”.

”Ndërhyrja e Rilindjes në këto zgjedhje bëhet për të siguruar ”ndershmërinë”. Flitet se Rusët do ti manipulojnë. Po të jetë kështu, hallall e pastë Rilindja! Rusët të marrin çtë duan, por jo FSHF! Sidoqoftë jam kurioz të di çdo të bëjnë me rrushekumbullizimin e parave që kanë hedhur te Stadiumi Kombëtar”,-shkruan Manjani.

Më tej ai shkruan se këto janë zgjedhje me standarte të shtrenjta. ”Shohim kampionatet e vendeve të tjera më mirë, sesa të shohim lojtarë e arbitra që hanë dru në fushë! Zgjedhje me standarte të shtrenjta, jo shaka”,-shton ish-ministri.

Statusi i plotë

Zgjedhjet në FSHF janë me rëndësi jetike.

Ndërhyrja e Rilindjes në këto zgjedhje bëhet për të siguruar “ndershmërinë”. Flitet se Rusët do ti manipulojnë…

Po të jetë kështu, hallall e pastë Rilindja! Rusët të marrin çtë duan, por jo FSHF!

Sidoqoftë jam kurioz të di çdo të bëjnë me rrushekumbullizimin e parave që kanë hedhur te Stadiumi Kombëtar!

Për zhvillimin e futbollit ska rëndësi! Shohim kampionatet e vendeve të tjera më mirë, sesa të shohim lojtarë e arbitra që hanë dru në fushë!

Zgjedhje me standarte të shtrenjta, jo shaka!

LEAVE A REPLY