Thursday, September 12, 2024
Home Politikë Kryemadhi: Protesta paqësore, s’ka nevojë për dhunë. Ramën e rrahin socialistët në...

Kryemadhi: Protesta paqësore, s’ka nevojë për dhunë. Ramën e rrahin socialistët në parlament

0
671

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte sot në Vlorë në një takim me qytetarët ku i bëri thirrje për tu bashkuar në protestën e 27 janarit para kryeministrisë.

Kryemadhi foli për protesta paqësore, ndërsa shtoi se  s’ka nevojë për të kërcënuar Edi Ramën pasi për ta kërcënuar e rrahur ka sa të duash që e rrahin në Parlament.

Monika Kryemadhi: “Protesta paqësore. S’ka nevojë as për të qenë të dhunshëm as për të kërcënuar Edi Ramën se po të qe për ta kërcënuar e rrahur Edi Ramën ka sa të duash që e rrahin brenda në parlament nga socialistët e vet, por për të dëshmuar se shqiptarët në shumicë janë kundër tij edhe pse ai kërkon ti  nënshtrojë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here