Presidenti Ilir Meta bëri homazhe sot në nder të solistit të parë dhe koreografit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Rexhep Çeliku u nda nga jeta dje për shkak të një sëmundje të rëndë.
Meta tha se valltari siç e kishte mbiemrin Çeliku mundi sëmundjen e poshtër kur dy muaj më parë hipi në skenë me rastin e 60 vjetorit të Ansamblit Kombëtar.
“Luftoi me një sëmundje të poshtër të cilin ai e mundi kur dy muaj më parë hipi në skenë me rastin e 60 vjetorit të Ansamblit. Ky njeri kishte tre vjet që luftoi me sëmundjen. Aty e mundi sëmundjen në emër të dashurisë për vendin dhe artin. Ai do të jetë burim frymëzimi për artistët tanë më të rinj sepse skena jonë do ta ndjejë gjatë mungesën e tij”