Friday, April 19, 2024
Home Politikë Presidentja kroate i shpreh shqetësimin Metës për mbeturinat në Adriatik

Presidentja kroate i shpreh shqetësimin Metës për mbeturinat në Adriatik

0
886

 

Gjatë vizitës zyrtare në Zagreb të Kroacisë të Presidentit Ilir Meta, homologia e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka shprehur edhe shqetësimin për mbeturinat në Detin Adriatik.

Në fillim të dhjetorit të shkuar, plazhi i famshëm i Dubrovnikut në Kroaci u mbush me mbeturina, për të cilat mediat vendase thanë se kishin ardhur nga Shqipëria.

Por, një çështje e tillë është diskutuar edhe në karakter zyrtare.

Siç shkruan agjencia e lajmeve “Vecernji”, Kitaroviç ka vënë në dukje çështjen e ndotjes së detit Adriatik me sasi të mëdha mbeturinash lundruese që sipas saj, kanë ardhur nga disa vende jugore të Adriatikut.

Në deklaratë thuhet se bashkëbiseduesit kanë rënë dakord për mbrojtjen dhe parandalimin e ndotjes së detit Adriatik dhe zonat bregdetare me rëndësi strategjike për dy vendet si dhe për të bashkëpunuar që mund të kontribuojnë për një mekanizëm të ri tripalësh të vendeve që lagen nga ky det.

Duke vënë në dukje rëndësinë për zgjerimin e Bashkimit Evropian,  Grabar-Kitaroviç “theksoi mbështetjen e fortë të Kroacisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here