“Duhet të qërohen të tillë oficerë dhe të mësohet puna e xhandarmërisë e policisë në duar të ndershme e të stërvitura. Të zgjidhni xhandarë e policë me kujdes të madh dhe të shtrënguar”
Kryeministri hapi fjalimin e tij me një mesazh të Ismail Qemalit 105 vjet më parë, një mesazh që është aktual dhe tani me procesin e vettingut në policinë e shtetit.
“Sfida e madhe që e shoqëron policinë e shtetit është dhe do të jetë sfida për tu përballur nga njëra anë me të keqen në shoqëri dhe me të gjithë ata që kërcënojnë bashkëjetesën shoqërore duke shkelur ligjin dhe me të keqen brenda vetes, që është një kërcënim i vazhdueshëm i çdo organizmi” u shpreh Rama me rastin e ceremonisë së 105 vjetorit të themelimit të policisë
Shqiperia nuk ka me lazarater
Rama: ” Në 2017 Shqipëria doli nga harta e vendeve që kultivojnë e trafikojnë lëndë narkotike. Në 2017 Shqipëria mbylli një plagë të vjetër të thellë e cila pati të gjithë ato infeksione që ne njohim. Pas 2017 sot në 2018 Shqipëria nuk ka as Lazarat as lazaratër të shpërndarë në trupin e territorit të saj.