Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të cilën e ka cilësuar si “Foton e Ditës” nga aktiviteti zhvilluar sot për nder të 105 vjetorit të krijimit të Policisë.
Rama gjendet mes efektivëve të cilët kanë veshur uniformat e policisë ndër vite por nuk mund të mos bjerë në sy veshja e vetë kryeministrit.
Në ceremoni kryeministri është paraqitur me një veshje ndryshe, duke preferuar këtë herë çizme të një modeli ushtarak.