Gjatë takimit me banorët e Rrëshenit kryeministri Rama ndër të tjera ka folur edhe për dy rastet e publikuara në emisionin “E diela Shqiptare”. Ndërsa, theksoi se dy rastet që kryeministri u dha zgjidhje i veshur si Babagjysh.

“Nuk bëhen të gjithë si Ardit Gjebrea. Pastaj ka edhe nga ata mendje ndriturit që shikojnë Ardit Gjebrean. Kujtojnë se vetëm ato 2 raste te Arditi u zgjodhën. Nga ato zgjedhje ne bëjmë çdo javë”, shprehet Rama.

Ndërsa më tej kryeministri thumbon sërish mediat.

“Nuk bëhet fjalë që të shkojnë media të shikojnë këto lloj rastesh. Mediat e kanë shumë te thjeshtë të raportojnë lajme te tilla ‘furgoni përplas gjyshen për vdekje, gjyshja shpëtoi për qime të perit’, përfundon Rama.

LEAVE A REPLY