Një sherr midis dy efektivëve të policisë ka ndodhur ditën e sotme në ambjenetet e komisaritit të Lezhës.
Në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet e ditur se Oficeri i Patrullës së Përgjithshme N.SH. ka goditur me grushte efektivin e Patrullës së Përgjithshme M.M. edhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur.
Për ti ndarë kanë ndërhyrë të tjerë efektivë, ndërsa Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Drejtorinë e Policisë Lezhë nisi një procedim disiplinor për dy protagonistët.
Për shkak të kësaj ngjarjeje të dy punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për përdorim të paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forces.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.