Deputeti i PS, Erjon Braçe ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PD, Lulzim Basha sot në Vorë, i cili tha se “200 milionë është fatura që shqiptarët paguajnë vit për vit për 5 koncensionarë, për 5 derra të krimit dhe korrupsionit që ndajnë paratë me Edi Ramën”
Në një postim në facebook, deputeti socialist tha se “Basha gënjen, ndërsa zhgrryhet si derr por në para”.
Reagimi i Erjon Braçes
HAPE ATE DERR LULZIM,
QINDARKAT E TUA ATY JANE BERE 10 MILION EURO!
(dhe dy genjshtra qe i japin kuptim shprehjes “zhgryhet ne genjshtra si derr”)
Lulzim Basha po zhgryhet si derr por ne para.
Lulzim Basha po zhgryhet si derr por
ne llucen e propagandes, populizmit.
Nuk di nese kete takimin ne Vore e ka bere sot,
e shoh cdo dite me te njejten kanatjere dhe,
me te njejten kemishe mbi te.
Por genjeshtra eshte e re.
Lexojeni pak keto fjali:
200 milionë është borxhi total i shqiptarëve ndaj KESH-it.
200 milionë është fatura që shqiptaret paguajnë vit për vit për 5 koncensionare, për 5 derra të krimit dhe korrupsionit që ndajnë paratë me Edi Ramën.
I degjova sot nga Lulzim Basha.