“Ilaçi vjen brenda 10 ditesh”, Shehu kunder Rames: Nuk je bamires por…

0
707

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së sotme në 26 vjetorin e themelimit të FRESSH, ku i ktheu përgjigje Valbona Reçit, mësueses së gjimnazit në Rrëshen që një ditë më parë gjatë takimit për bashkëqeverisjen ngriti shqetësimin e mungesës së herceptinës, ilaçit të nevojshëm që i shërbente në luftën kundër kancerit.

 

 

Rama tha sot se ilaçi vjen brenda 10 ditësh, ndërsa deputeti i PD përmes një statusi në Facebook shprehet se kryeministri nuk është bamirës, por duhet të jetë kryeministri i vendit që punon me strategji dhe projekte. Gjithashtu ai thotë se shëndetësia nuk vuan vetëm nga mungesa e herceptinës, por nga një varfëri ekstreme.

Statusi i plotë:

Z.Rama, e ndoqa premtimin tuaj te sotem per te siguruar Herceptinen per 10 dite.
Shume mire kjo, por dua tju kujtoj se ju nuk jeni “bamires”, por Kryeministri i vendit, qe punon me strategji e projekte zhvillimi.
Shendetesia jone nuk vuan vetem nga mungesa e Herceptines, por nga nje Varferi Afrikane, me financime publike 22 here nen mezataren europiane.
Dhe ketu duhen politika te qarta financiare e zhvilluese, qe ju kurre nuk i keni artikuluar.
Dhe dicka, kur mund ta zgjidhnit ne 10 dite ceshtjen e Herceptines, pse per 4 vite e toleruat te tille!?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here