Lezha dhe disa fshatra të saj do të kenë tashmë furnizim 24 orë pa nderprerje me ujë të pijshëm. Kjo falë investimit mbi 13 milion euro i qeverisë shqiptare me atë zvicerane, Bankën Gjermane për Zhvillim dhe Bashkimit Europian. Në inaugurimin e investimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, zëvendës ambasadorja e Gjermanisë, Anke Holstein dhe ambasadori i Zvicrës, Christoph Graf.
Edhe zv/ambasadorja e Gjermanisë, Holstein, e vlerësoi të suksesshëm bashkëpunimin dhe shprehu mbështetjen për reformën në sektorin e ujit, të cilën e konsideroi të domosdoshme.
Kryeministri Edi Rama ritheksoi apelin drejtuar qytetarëve, por veçanërisht bizneseve të mos abuzojnë me ujin e pijshëm dhe të deklarojnë brenda muajit janar lidhjet e paligjshme me rrjetin.
Ky investim është pjesë e Programit “Infrastruktura Bashkiake I”, i bashkëfinacuar nga Zvicra, Gjermania dhe Bashkimi Evropian.