Mesfushori kosovar firmos me skuadrën e Superligës greke

0
797

Kolonia e futbollistëve shqiptarë në kampionatin grek të futbollit sa vjen e rritet.

Mërgim Brahimi i cili ka luajtur me Shqipërinë dhe Zvicrën U21, është prezantuar te skuadra e re, grekët e Panionis.

25-vjeçari është larguar nga Grasshopper dhe do të nisë një aventurë të re në Greqi.

“Jam shumë i lumtur që u mbyll transferimi te Panionis. Po shoh përpara për të nisur punën me ekipin e ri, me trajnerin dhe shokët e skuadrës. Me punë intensive, besoj se në fund do të kemi një vit të shkëlqyer. Më ka pëlqyer loja e skuadrës në ndeshjen e fundit, veçanërisht në pjesën e dytë, ku pashë një Panionis që kërkon të luajë futboll dhe të fitojë. Gjithashtu pashë edhe tifozët, që e mbështesin ekipin me pasion. Dua t’i falënderoj ata për mesazhet që më kanë dërguar dhe u premtoj atyre që do bëj gjithçka të ndihmoj ekipin për të realizuar objektivat”,-është shprehur Brahimi.

Brahimi ka një eksperiencë të madhe në futbollin zvicerian, pasi ka luajtur me skuadrat e Wohlen dhe Aarua duke shënuar dhe 14 gola, ndërsa me ngjyrat e përfaqësueses kosovare ka luajtur 2 takime, ku ka shënuar 2 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here