Ne kerkim te drejtesise dhe rrezikut! Puseta ku vdiç K. Çeliku, edhe sot pas 6 muajsh e hapur

0
1263

14 Janari i 2018-es, shenon 6 mujorin e vdekjes tragjike te te riut Kleotos Çelikut, punonjësi i ujesjelles-kanalizime Shkoder. Familjarët dhe të afërmit ende janë në kërkim të drejtësisë së munguar, ndërsa krah pusetes ku ai humbi jeten, perveç nje buqete me lule, ka edhe nje mbishkrim, “Familjaret kerkojne drejtesi”

Si per ironi te fatit, sot rrezikon qe historia te perseritet, pasi e njejta pusete vijon te jete e hapur, duke kercenuar cdo dite jeten e banoreve, por edhe te kalimtareve, vecanarisht gjate nates. Ata kerkojne nderhyrje, ndersa me heret jane ankuar prane ndermarrjes se ujesjelles-kanalizime, inspektorit te lagjes dhe ne bashkine Shkoder.

Duket se as jeta e nje 34-vjecari nuk ka mjaftuar qe bashkia Shkoder te nderhyje ne kete pusete. E hapur, ne mes te trotuarit, ku pervec rrezikut te kalimtareve,  ne cdo reshje shiu sjell shperthimin e ujrave te zeza ne siperfaqe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here