“Abu Hamza al- Amriki” është nofka e shqiptarit Zulfi Xhoxha që është një prej drejtuesve të rinj të organizatës terroriste ISIS.

Revista amerikane “The Atlantic” i ka kushtuar shqiptarit një reportazh, pasi u bë i famshëm në amerikë nëëpërmjet një video-mesazhi.

Video-mesazhi përmbante fragmentet kur një peng u ekzekutua me prerje koke nga Zulfi Hoxha, duke u bërë i pari terrorist që ekzekutonte një person në këtë formë. “The Atlantic” shkruan se Hoxha është djali i një emigranti shqiptar në SHBA. Babi i tij është pronar picerie në Amerikë.

Zulfi Hoxha është ndër personat më të kërkuar nga policia amerikane. Sakaq, nuk dihen arsyet pse është ngritur kaq shpejt në post drejtues por kjo mund të ketë ndodhur për shkak të brutalitetit dhe dhunës së shfaqur nga ana e tij.

Screenshot_3_copy.jpg

LEAVE A REPLY