Gjate ketij viti bashkia Shkoder ka vene ne dispozicion 10 milion leke te vjetra per sterilizimin e qenve. Lorena Bardeli, specialiste e shendetit publik prane Bashkise Shkoder, thote se jane ne verifikim te aseteve publike per ndertimin e nje qendre rehabilitimi per kafshet e rruges.

Ne vitin qe lame pas jane steriliziuar 368 qen te rruges me fondin e posacem prej 8 milion lekesh.

Bashkia Shkoder pranon se qente e rruges mbeten ende nje problem, por sipas saj efekti i sterilizimit do te shihet 5 vite me vone. Qente e steriliziuar nuk mund te riprodhohen me, dhe me kalimin e kohes ata humbasin edhe agresivitetin e tyre.

LEAVE A REPLY