Armand Duka: Federata ka përfituar, bizneset e mija janë dëmtuar nga futbolli

0
1041
Presidenti i FSHF Armando Duka, duke folur gjate Asamblese se Pergjithshme te Zakonshme te Federates Shqiptare te Futbollit FSHF, e mbajtur ne hotel Tirana.

Kandidati për mandatin e pestë në krye të FSHF, Armand Duka ka thënë se nuk ka përfituar nga Federata, përkundrazi sipas tij bizneset e tij janë dëmtuar për shkak të futbollit dhe pozicionit të tij.

“Nuk kam shpenzuar asgjë nga FSHF, as për dieta, apo për gjëra të tjera. Ndoshta ka përfituar Federata më shumë nga unë. Unë nuk jam marrë me menaxhimin direkt të bizneseve të mija. Bizneset e mija nuk kanë përfituar nga futbolli, përkundrazi bizneset e mija ndonjëherë e kanë pësuar nga futbolli. Nuk ka asnjë kontestim për çështjen e sponsoreve në FSHF. Në çdo rast kur unë kam pasur akuza dhe përplasje, qoftë me qeverinë apo me individë janë cenuar bizneset e mija”- tha Duka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here