Burime nga selia blu bëjnë me dije se, deputeti Enkelejd Alibeaj, do të dorëzojë tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, dokumente që besohet se implikojnë më tepër ish-ministrin Saimir Tahirin në çështjen për të cilën po hetohet.
‘Në orën 10.45, Enkelejd Alibeaj do te jete ne Prokurorine e Krimeve te Renda. Me pas, rreth ores 11.00 do te jape nje prononcim per mediat jashte lidhur me çeshtjen “Tahiri”, thuhet në një njoftim të shpërndarë nga zyra e medias e PD-së.