Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Durrësit, ku një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën. Mësohet se e mitura ishte paraqitur në spital në gjendje gripale.
Vajza 7-vjeçare prej dy ditësh nuk ushqehej dhe më pas ra në koma dhe nuk u zgjua më.
Sipas mjekëve të spitalit vajza vuante nga një formë e rëndë gripi dhe ishte paraqitur në spital në gjendje të rëndë dhe me temperaturë shumë të ulët.
Po punohet për shkaqet e vdekjes së vajzës.