Për të shmangur çdo paragjykim dhe për tu bërë pjesë e një gare të ndershme për zgjedhjet në FSHF, deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit, Bashkim jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese brenda Partisë.
Me anë të një statusi në Facebook, Fino thotë se pavarësisht se ligji e nuk e detyron ai zgjedh me vullnet të plotë të mos jetë më sekretar organizativ dhe administrativ në Partinë Socialiste.
STATUSI I PLOTE
Pavarësisht se nuk jam i detyruar ligjërisht, sapo i paraqita dorëheqjen Kryetarit të Partisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm nga funksioni i sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste. Ky akt, vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF.